Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kosova s’mundet të ketë sovranitet pa partneritet me aleatët ndërkombëtarë.
Tahiri kritikoi Kurtin se ka marrë vendime për veriun pa konsultim me aleatët dhe ka sjell Kosovën në një situatë të vështirë.
Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, Tahiri, kërkoi angazhimin e institucioneve të Kosovës, por edhe bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e tyre.
“A e kupton se s’ka sovranitet të një shteti pa partneritet. A e kupton se vendet si Gjermania dhe Franca janë pjesë e një organizimi më të madh si NATO për me mbrojtur sovranitetin e vet. Lufta konvencionale, komunikimi në krye të vetës dhe vendimet që kanë impakt gjeopolitik e dëmton këtë vend dhe secilën arritje të këtij vendi që e kemi qe 23 vjet….S’ka sovranitet pa partneritet, a të hyn në kokë kjo punë se s’mundesh me bërë veprime në krye veti pasi e dobësojnë vendin tonë”, tha ai.
Top Channel