Zjarrfikësat spanjollë në manovra përgatitore për zjarret e verës (fotot)

14/06/2023 18:43

Spanja është vendi evropian ku verën e shkuar zjarret dogjën masën më të madhe pyjore prandaj skuadra të zjarrfikësave, mbrojtjes civile dhe të ushtrisë kishin dalë sot në stërvitje para nisjes së sezonit të nxehtë.

Duke tentuar të kuptonin natyrën e zjarreve të egra, zyrtarët e mbrojtjes po praktikonin para muajve të nxehtë strategjitë e tyre dhe përmirësimin e komunikimit të emergjencës mes rajoneve.

Kreu i batalionit të emergjencës Adrian Vives, tha se bimësia për fat të keq kthehet në ushqimin e këtyre zjarreve dhe përhapjes së tyre.

“Fikja e zjarreve kërkon strategjinë e saj, jo vetëm përqendrim të burimeve. Kjo është ajo çka komandantët tanë po përpiqen të perfeksionojnë në stërvitje, të kuptojmë, studiojmë e analizojmë sjelljen e zjarreve pyjore.”

Drejtori i mbrojtjes civile Leonardo Marcos, tha për rrjetin AFP se përmirësimi i komunikimit mes rajoneve është një tjetër detyrë e rëndësishme.

“Duam të bëjmë që nga qendra e emergjencave të kemi një ide të plotë të asaj që ndodh në vend, për të mobilizuar burimet në rajone të ndryshme”.

“Zjarret mund të ndodhin në çdo periudhë të vitit prandaj ne po punojmë para ardhjes së muajve të nxehtë. Përmirësimi i komunikimit eh një rregullore e qartë na bën të veprojmë më mirë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA