Më shumë se dy milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas UNICEF.
Shifrat befasuese vijnë si pjesë e një raporti nga shoqata bamirëse përpara Ditës Botërore të Refugjatëve.
Sipas raportit, një milion fëmijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit të shkatërruar nga lufta.
“Për më shumë se një dekadë, numri i fëmijëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është rritur me një ritëm alarmues dhe kapaciteti ynë global për t’u përgjigjur mbetet nën një tendosje serioze”- tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
“Rritja është në hap me sulmin e vazhdueshëm të konflikteve, krizave dhe fatkeqësive klimatike në mbarë botën.
Por raporti gjithashtu thekson reagimin dërrmues të shumë qeverive për të siguruar që çdo fëmijë refugjat dhe i zhvendosur brenda vendit të mund të vazhdojë të mësojë, të qëndrojë i shëndetshëm dhe të zhvillohet në potencialin e tij të plotë.”
Top Channel