U kapën me drogë dhe armë zjarri, arrestohen dy persona në Korçë

14/06/2023 10:57

Dy persona në Korçë janë vënë në pranga pasi iu gjetën doza kanabis gjatë një kontrolli fizik dhe kontrollit të automjetit tipi “Range Rover” me të cilin lëviznin.

Personave M. P., 22 vjeç dhe Gj. R., 32 vjeç, të dy banues në Korçë, të cilët akuzohen dhe për armëmbajtje pa leje, gjatë kontrollit fizik në banesën e marrë me qira, policia i gjeti një armë zjarri tipit pistoletë, 2 krehra të armës së zjarrit, një sasi municioni luftarak, fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, dy llamba neon led, 363.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 peshore elektronike me mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe një sasi lekësh që dyshohet se ishte siguruar nga kjo veprimtari.

Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA