Sot do mbahet funerali i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në katedralen Duomo të Milanos.
Ai ndërroi jetë ditën e hënë dhe qeveria e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare në respekt të tij.
Piazza del Duomo, që rrethon katedralen e zbukuruar, u përgatit me ekrane gjigante që të bëjnë të mundur ndjekjen e funeralit nga 20 mijë persona.
Brenda Duomo-s, do mblidhen rreth 2,000 njerëz duke përfshirë liderë kombëtarë dhe partiakë të kaluar dhe të tanishëm nga i gjithë spektri politik.
Pjesa më e madhe e qeverisë aktuale pritet të marrë pjesë, si dhe ish-kryeministra dhe disa personaliteteve ndërkombëtare, duke përfshirë udhëheqësin hungarez Viktor Orbán. Presidenti i EPP, Manfred Weber dhe komisioneri evropian Paolo Gentiloni, parashikohet të përfaqësojnë institucionet evropiane.
Top Channel