Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Përmes një mesazhi në Twitter, Kurti tha se si inkursioni i forcave serbe edhe rrëmbimi i efektivëve nga to janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar, të cilat duhen denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”– tha Kurti.

Top Channel