Po ecnin me patina, dy të rinj përplasen nga makina në Greqi/ 15-vjeçari në gjendje të rëndë

14/06/2023 11:16

Dy të adoleshentë nga Kalamata në Greqi, të cilët po udhëtonin me patina, janë përplasur me një makinë.

Djali 15-vjeçar i cili po ngiste patinën, kishte marrë para dhe një vajzë duke ia penguar pamjen para. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët u detyruan ta intubonin pasi humbi ndjenjat.

Sipas ERT, skanimi i CT të cilit iu nënshtrua 15-vjeçari zbuloi një frakturë të kafkës dhe një hematomë të mundshme të brendshme. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës dhe sot në mëngjes, 15-vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në spitalin e Athinës.

Nga të dhënat e policisë, djali së bashku me patinën kishin përfunduar poshtë makinës, ndërsa vajza kishte goditur xhamin e përparmë të mjetit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA