Përfundon pa probleme pelegrinazhi i zhvilluar në datat 12-13 Qershor në Kishën “Shna Ndou” në Laç

14/06/2023 12:00

Laç/Përfundon pa probleme pelegrinazhi i zhvilluar në datat 12-13 Qershor në Kishën “Shna Ndou” në Laç.

Shërbimet e Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga forcat e Repartit FNSH Shkodër, në zbatim të planit të detajuar të masave në kuadër të zhvillimit të pelegrinazhit në Kishën “Shna Ndou” në Laç, në datat 12-13 Qershor, janë angazhuar maksimalisht për krijimin e kushteve për zhvillimin sa më normal të aktivitetit, me përqëndrim kryesisht në menaxhimin e trafikut të rënduar e parandalimin e aksidenteve si dhe garantimin e rendit e sigurisë në ambientet e brendshme.

Falë masave të marra nga Policia si dhe përkushtimit e zbatimit nga shërbimet policore të detyrave konkrete të përcaktuar në planin e masave, gjatë këtyre 2 ditëve, si dhe gjatë 13 të Martave të tjera të mëparshme të zhvilluara, nuk është regjistruar asnjë ngjarje rrugore si dhe asnjë indicident mes pjesëmarrëve.

Policia e Lezhës falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e mirëkuptimin që treguan për zbatimin e masave kufizuese, deri në përfundim të aktivitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA