“Nuk na lënë të jetojmë”/ Sërish sulme në Odesa dhe Donetsk, ukrainasit tmerrohen nga bombardimet

14/06/2023 18:53

Dy rajone të Ukrainës, Odesa dhe Donetsk, u bombarduan nga sulmet ruse, të cilat vranë të paktën gjashtë persona.

Pasojat e shpërthimeve u panë edhe në dhjetëra ndërtesa, që u shkatërruan e u përfshinë nga flakët masive.

Në Odesa, tre punonjës të magazinës ushqimore u vranë, ndërsa 13 persona të tjerë u plagosën. Ekipet e kërkimit po vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e magazinës.

Banorët vendas janë tmerruar nga sulmet e ndodhura, ndërsa banesat e tyre tashmë janë shkatërruar.

“Nuk na lënë të marrim frymë. Ata nuk na lënë të jetojmë të qetë. Nuk kam fjalë. Menjëherë pas shpërthimit zbritëm në vendstrehim. Është e frikshme. Ata nuk janë njerëz”, tha Tetyana Milevska.

Sulmi në qytetin port ishte i dyti në një javë dhe përfshinte katër raketa, tre prej të cilave u kapën nga mbrojtja ajrore. Sipas autoriteteve Ukrainase, kundërshtarët kanë shtuar sulmet ajrore kohët e fundit në luftën e tyre gati 16-mujore.

Ndërkohë, forcat e armatosura të vendit kanë raportuar se kanë përparuar në marrjen e territoreve të tyre, që pas nisjes së luftës më 24 shkurt u morën nën monitorimin rus.

Dhjetë qytete dhe fshatra përgjatë vijës së frontit në Donetsk u goditën ndërsa trupat e Kievit avancojnë ngadalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA