Lamtumirë Silvio Berlusconi!/ 15 mijë persona në shesh, 2300 zyrtarë marrin pjesë në ceremoninë mortore, mes tyre edhe Rama

14/06/2023 17:26

15 mijë persona ndodhen në Piazza Duomo, ku po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Silvio Berlusconit

Arkivoli me trupin e Silvio Berlusconit arriti në katedralen në Milano pak pas orës 15:00 dhe makina në të cilën u transportua trupi i tij u pasua nga një kolonë e gjatë.

Të pranishëm në katedrale ishin 2300 zyrtarë që kanë arritur për lamtumirën e fundit të politikanit italian.

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët dhe ish-bashkëshorten e tij u ulën në rreshtin e parë të katedrales.

Përveç zyrtarëve lokalë, për t’i dhënë lamtumirën italianit kanë shkuar kryeministri Edi Rama, zyrtarë nga Brukseli, si dhe presidenti i Irakut, emiri i Katarit dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Gjithashtu në varrimin e ish kryeministrit ishin edhe presidentët e Interit, Napolit dhe Lazios, ndërsa sheshi është “pushtuar” nga tifozët më të zjarrtë të Milanit, të cilët mbajnë flamujt në duar.

Para mbërritjes së arkivolit në katedrale, Berlusconi u përcoll nga vila në Arcore, ku ishin mbledhur edhe një numër i madh qytetarësh.

“Ka vetëm një president”, tha një nga të pranishmit, sipas mediave italiane.

Pasi makina me arkë mortin u largua nga vila, ajo mbërriti në sheshin para Katedrales së Milanos, ku iu bënë edhe nderime ushtarake.

Ceremonia e varrimit u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos, Mario Delpini, i cili tha se Berluskoni ishte një njeri i jetës dhe i dashurisë.

FOTO GALERI
17/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA