Kryebashkiakja e Parisit thotë se banorët ‘duhet të bashkëjetojnë’ me minjtë e pusetave (fotot)

14/06/2023 17:30

Kryebashkiakia e re e Parisit, Anne Hidalgo ka revoltuar shumë zyrtarë e qytetarë dje duke thënë se do të krijojë një komision për të eksploruar mënyrat sesi rezidentët ‘të mësojnë të bashkëjetojnë paqësisht’ me minjtë e qytetit dhe jo t’i zhdukin ata, sipas një përfaqësueseje të saj.

“Qyteti i dritave” besohet se popullohet nga rreth 6 milionë brejtës.

“Sipas udhëzimeve të bashkisë, kemi vendosur të krijojmë komisionin për cështjen e bashkëjetesës,” tha Anne Souyris, zv. kryebashkiake për shëndetin publik, në takimin e këshillit.

Politika e re është shumë ndryshe nga ato të ndjekura më parë në Paris ku popullata e minjve të pusetave llogaritet në rreth 6 milionë.

Politikat e qyteti kundër minjve në vitin 2017 përfshinin $1.8 milionë fonde për koshë hermetikë mbeturinash si dhe helm kundër minjve të shpërndarë në mijëra vende në qytet.

Problemi i minjve besohet se është përkeqësuar nga fushatave e protestave e grevave kundër reformës së pensioneve të qeverisë Macron, ku mbeturinat qëndruan të pambledhura për disa javë.

Popullsia njerëzore e Parisit qëndron në pak më shumë se 10 milionë ne total, teksa Souyris tha se masat e reja kanë si qëllim të gjejnë mënyrën më efikase që “parizienët të bashkëjetojnë me minjtë” të cilat sipas zyrtares “nuk janë dhe aq të padurueshëm” për njerëzit që jetojnë në qytet.

Por kritikat ishin të shumta me zyrtarë që thonin se bashkia thjesht po dorëzohet ndaj problemit të eliminimit të çështjes. “Anne Hidalgo dhe ekspertët e saj nuk ndalojnë kurrë së habituri,” shkruante politikani Geoffroy Boulard, që gjithmonë ka folur për problemin e minjve në Paris. “Qyteti ynë Parisi meriton shumë më tepër se kaq”.

Paris ka një histori të stuhishme me minjtë parazitë të cilët më herët ishin fajësuar për përhapjen e murtajës, e cila vrau gjysmën e qytetit në shekullin e 14-të.

Por qyteti nuk është i vetëm në çështjen e minjve teksa prillin që shkoi New York u shpall qyteti ‘mbret’ i minjve, e ndjekur më pas nga qyteti tjetër francez Toulouse.

FOTO GALERI
1/3
Anne Hidalgo ka revoltuar shumë zyrtarë e qytetarë dje duke thënë se do të krijojë një komision për të eksploruar mënyrat sesi rezidentët ‘të mësojnë të bashkëjetojnë paqësisht’ me minjtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA