Dhoma e ulët e parlamentit rus ka miratuar planet e Kremlinit për të lejuar të dënuarit t’i bashkohen ushtrisë ruse.
Kriminelët e dyshuar ose fajtorë që nuk kanë kryer krime seksuale, tradhti, terrorizëm ose ekstremizëm do të mund të regjistroheshin.
Një kontratë mund të lidhet me dikë që është në fillim të hetimeve për kryerjen e një krimi. Sipas Dumës së Shtetit, ushtrisë ruse mund t’i bashkohen edhe personat e akuzuar çështja e të cilëve është dërguar në gjykatë për të dhënë një dënim, mirëpo gjithmon përpara se vendimi të hyjë në fuqi.
Ata që regjistrohen do të përjashtohen nga përgjegjësia penale pas përfundimit të kontratës së tyre ose nëse marrin çmime luftarake.
Grupi mercenar Wagner rekrutonte të dënuar nga burgjet për të luftuar në Ukrainë, por tha në shkurt se ishte ndalur.
Legjislacioni i ri nuk mbulon rekrutimin e personave që tashmë vuajnë dënimin.
Top Channel