Pas raundeve të fundit të stërvitjes, një grup i dytë prej 200 zjarrfikësish nga Afrika e Jugut po dërgohen drejt Kanadasë për të luftuar zjarret e paprecedenta që po shkatërrojnë veriun e Amerikës.
Një grup i parë ndihme me zjarrfikës është dislokuar në fillim të muajit.
“Qeveria e Afrikës së Jugut dhe Kanadja kanë një memorandum mirëkuptimi për të ndihmuar njëra-tjetrën në raste të tilla emergjencash të zjarreve,” tha drejtuesi i forcës Peter Van De Merwe për rrjetin AFP.
Në pamjet e publikuara shiheshin 200 efektivët zjarrfikës që përfundonin stërvitjen e fundit para se të fluturojnë drejt Alberta në Kanada, për të dhënë ndihmën e tyre.
Ndërkohë në Kanada zjarret kanë djegur rreth 17,000 milje katrorë prej fillimit të vitit.
Zhvillimi vjen pas një kërkese të Kanadasë teksa zjarret masive po ezaurojnë burimet e vendit deh ka nisur të kërkojë ndihmë nga jashtë.
Afrika e Jugut me ndihmën e saj i bashkohet vendeve të tjera që po luftojnë me flakët në Kanada si Australia, SHBA, Meksika, Zelanda e Re, Franca, Spanja, e Portugalia.
Skuadrat afrikane po stërviteshin për misionin e tyre në Mbombela, teksa zjarrfikësit e kualifikuar nisën nesër drejt aeroportit të Edmonton, Kanada.
Top Channel