Nëse punon në një magazinë ku duhet të arrish objektivat e pafundme të prodhimit, një robot i palodhur që ofron ‘teknologjia e sotme moderne’ mund të ishte zgjidhja ideale.
Çështja bëhet edhe më shqetësuese kur prodhuesit të sigurojnë se roboti është krijuar për të punuar sa më shumë orë që është e mundur.
Dhe në fakt kompania në fjalë kishte “punësuar” Digit. Një mori e motorizuar telash e vidash që ishte ‘marrë në provë’ dhe deri pak momente para fundit po kalonte të gjitha provat me nota të shkëlqyera.
Qarqet e tij dhe gjymtyrët e shkathët punonin si me magji duke organizuar e stivosur objektet e magazinës.
Prandaj ishte e pafat që shumë dëshmuan fundin tragjik të provës së Digit, që la njerëzit të habitur.
With a 99% success rate over about 20 hours of live demos, Digit still took a couple of falls at ProMat.
We have no proof, but we think our sales team orchestrated it so they could talk about Digits quick-change limbs and durability. #ConspiracyTheories pic.twitter.com/aqC5rhvBTj
— Agility Robotics (@agilityrobotics) April 6, 2023
Në njoftimin për shtyp thuhej se gjithcka nisi me teknologjinë e re “të pakundërshtueshme” dhe inxhinierinë e klasit botëror.
“Qasja jonë është fokusi te funksioni dhe robotët tanë janë dizenjuar që prej ditës së parë për të bërë punën e tyre”, thuhej në reklamën e makinerisë.
Kështu që muajin e kaluar kompania ‘Agility Robotics’ duke postuar videon njoftonte se roboti kishte kompletuar rreth 20 orë punë me demonstrime “live” edhe pse kishte pasur disa probleme të vogla aty-këtu.
Liz Clinkenbeard, drejtoreshë komunikimiesh e Agility Robotics, tha për rrjetin Associated Press se kompania mburrej me një robot si Digit që mund të ringrihej kur rrëzohej ose të riparonte gjërat kur ato shkonin keq.
Dhe megjithse Digit ka pamjen e një personi, ai është në fakt vetëm një kompjuter që bën punë fizike vetëm duke ndjekur programin e tij.
Is this stability testing or an excuse to take Digit out on a nice spring day? Sometimes it’s hard to know the difference. ☀️ pic.twitter.com/yFk6NSgsBb
— Agility Robotics (@agilityrobotics) April 28, 2023
Prandaj që prej rrëzimit tragjik të Digit që u përhap shpejt në rrjetet sociale ai është bërë objekt talljesh vulgare, që kanë ndikuar negativisht në mirëqenien e tij, shkruajnë mediat konservatore amerikane.
Disa prej komenteve mbi Digit sugjeronin se inteligjenca artificiale ‘AI’ “po eliminon veten e saj” si pretendent për të zëvendësuar njerëzimit, siç pretendojnë ato që njihen si “gojë të liga”, edhe pse “mund të kryejë punët e vogla manuale pa pagesë”.
Top Channel