Një tunel-shpuese gjigante e nëntokës që po hap galerinë e metrosë së Parisit, ka mbërritur sot në aeroportin Orly, pasi ka gërrmuar gjashtë kilometra brenda një viti, thanë inxhinierët.
Zyrtarët thonin të tashmë kanë mbetur 700 vetëm metra për të kompletuar linjën e re, e cila pritet të hapet në vitin 2027, sipas planeve.
Galeria e hapur nga makineria e frikshme do të shërbejë linjën e trenave Express drejt aeroportit Orly.
Inxhinieri Bernard Cathelain, tha se tuneli do të jetë në total 12 kilometra i gjatë teksa një tjetër makineri tunel-shpuese po kryen gërmimet e gjysmën tjetër.
Zyrtarët thonë se në të ardhmen linja do të zgjatet edhe më tej drejt Versailles dhe më pas do të gërmojë përsëri drejt nëntokës për të arritur në stacionin e Chantier.
Këto projekte infrastrukture do të ndihmojnë në krijimin e “rrjetit inter-modal” brenda terminalit të aeroportit Orly i cili do të shërbehet nga dy linja metroje prej Parisit, tha kryeinxhinieri Edward Arkwright për rrjetin AFP.
Top Channel