Rhys Whittock thoshte më herët se karriera e tij si sozia e princit Harry ishte drejt fundit prej sjelljes në dukje antagoniste të çiftit mbretëror “rebel” por tani ka nisur përsëri kërkesa për ta pas ‘afrimit’ të politikave me mbretërorët e tjerë britanikë.
Sozia e njohur e Harry thotë se pas publikimit të librit të kujtimeve karriera e tij shkoi “në dishezë” por më në fund “biznesi” është shtuar përsëri.
39 vjeçari Rhys Whittock, thotë se pas shfaqjeve të fundit në media të princit me qëndrimin e tij më të zbutur kanë bërë të shtohet kërkesa edhe për sozinë, duke bërë që të arkëtojë rreth 1,000 paundë në ditë.
Më parë ai kishte shprehur shqetësimin për largimin i Harry nga Britania drejt Kalifornisë me gruan e tij Meghan Markle por çuditërisht ata janë tashmë po aq popullorë sa më parë.
Rhys thotë: “Shqetësohesha se mos puna ime po merrte fundit, sepse nuk është se kam një tjetër profesion të qartë.”
“Por po bëhet e qartë se ai do të mbetet në media dhe në vëmendjen e publikut”.
“Tani duket se ai, Harry dhe Meghan janë përsëri në vëmendjen e publikut.”
Rhys ka kaluar vite duke shëtitur nëpër rrugë duke imituar princin Harry, derisa më pas u abonua me një agjenci turistike bashkë me imitues të tjerë të familjes mbretërore.
Ai thotë se ka nisur të udhëtojë në të gjithë botën për role në reklama televizive, në festa private, dhe në një seri televizive të riprodhimit të gjyqeve ku Harry ka marrë pjesë.
Rhys thotë se mund të fitojë deri në £1,000 dhe se një ditë shpreson të takohet me Harry-n e vërtetë.
Kështu që sa kohë Harry të jetë në faqet e para të gazetave, sozia e tij nuk është i shqetësuar për vendin e punës: “Interesi është i lartë. Unë personalisht kam shumë për ta falënderuar ate”.
Top Channel