Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se Serbia nuk është më një kërcënim për Kosovën.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk janë të interesuar për Asociacionin.
Rama: Ka dy njerëz që janë të pa interesuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë në kuptimin që janë marrë vesh, absolutisht, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet, dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Pse, sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme u duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti serb ushtarët në kufi me Kosovën. Mendoni se në cepin e largët të mendjes dhe ëndrrën më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e republikës së Kosovës? Absolutisht as nuk e imagjinon po pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët me armë që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serbëve. Për ca këndojnë ata, për ca, këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi, këngë mitingu, pa asnjë lloj lidhje, për ca i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë, Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht në 1999, pa të drejtë apeli. Nuk është më kërcënim për Kosovën nuk ka ca i bën fare jo se është Albin Kurti, por sepse aty është Amerika. Unë jo vetëm që nuk prekem por më vjen mirë se është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme, qëllimin e kemi një, njohja e plotë përfundimtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, përveç nga gjithë të tjerët. Ndryshimi mes meje dhe Albinit është se ai i do këto në fillim, unë mendoj që këto janë në fund. Nuk kam problem me ca thotë Albini, më pëlqen se e ka këtë karakteristikë, jam i tmerruar nga ky kurs taktik. Kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet që të bëjmë një mbledhje si UFO. Shqipëria është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike, nuk mund të bëjmë teatër me marrëveshje për bujqësinë etj. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin ndërkombëtar, nga ata që e krijuan si shtet.
Top Channel