Kryeministri Edi Rama tha se komenti i homologut të tij kosovar, Albin Kurti për draft asociacionin nuk ka ndikuar në vendimin e sotëm.
Rama: Zero sepse së pari përpjekja ime nuk ka nisur sot, ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi, për të folur për këtë situatë, e dyta zero sepse siç unë them atë që mendoj edhe Albini thotë ata që mendon për mua, nuk ka surpriza, gjëra të panjohura me Albinin sepse siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë, ai është i sinqertë për atë që thotë, thotë diçka të rëndësishme që unë e marr në konsideratë, 0 sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë asgjë, dhe këto janë kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e brendshme u duhet armiku i jashtëm.
Top Channel