LIVE/ 31 vatra zjarri në të gjithë vendin, 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar 13/08 19:00
Qeveria ka dorëzuar në parlament projektligjin për marrëveshje bashkëpunimi mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve mësohet se ka në fokus luftën kundër krimit të organizuar.
Pak javë më parë një delegacion i lartë nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Arabisë Saudite, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Vizita u krye për nënshkrimin e një marrëveshjes bilaterale për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, marrëveshje e cila do të mundësojë që Policia e Shtetit shqiptar të ketë ura të qendrueshme bashkëpunimi edhe me Arabinë Saudite.
Top Channel