
Sheshi Sintagma kthehet në fushëbetejë, protestues të maskuar sulmojnë godinën e Kuvendit, Top Channel sjell pamjet
28/02 12:41
Bjellorusia nuk ka asnjë shqetësim për përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, deklaroi presidenti Aleksander Lukashenko duke nënvizuar se ”ishte ai që i bëri presion presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi”.
Këto armë pritet të mbërrijnë muajin e ardhshëm, shkruan ANSA.
”Gjithçka është gati. Mendoj se do të duhen disa ditë dhe do të marrim atë që kemi kërkuar”, theksoi Lukashenko.
Katër ditë më parë, Putin tha se vendosja e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet në instalimet e nevojshme.
Top Channel