Me një sipërfaqe serash më shumë se 100 hektarë, prodhim cilësor në çdo stinë dhe i destinuar për eksport, zona e Jagodinës në Elbasan është duke vuajtur mungesën e punëtorëve.
2500-3000 lekë në ditë paguhet një punonjës i bujqësisë në këtë zonë e megjithatë sërish ka mungesë të punëtorëve.
“Ne kemi rreth 20 dynym serra. Kishim lakër, pastaj mbollëm domate dhe spece. Të shumtin e çojmë në eksport, shumë pak në tregun e brendshëm. Punëtorë nuk kemi nëpër sera, po vuajmë për punëtorë”, shprehet një fermer.
“Punëtor nuk ka, kanë ikur. I paguajmë 2000-2500 lekë në ditë”, shprehet një tjetër fermer.
Një nga zonat e cila ka investuar më shumë në bujqësi, po përpiqet të ruajë ritmin e tregut duke e përballuar punën vetëm me familjen.
Burra gra madje edhe fëmijë janë të angazhuar në këtë sektor i cili me cilësinë dhe zinxhirin e rregulluar tashmë të eksportit u siguron të ardhura të mjaftueshme.
Top Channel