Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Një nga rastet më të rënda të një vajze me sindromën Rapunzel kanë përballuar pak ditë më parë mjekët e klinikës “Agios Loukas” në Selanik, pasi u konstatua se 14-vjeçarja e dërguar në urgjencë kishte një masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj.
Siç bën me dije shtypi grek ky lëmsh ose kjo masë është nga më të mëdhatë që janë gjetur dhe janë hequr në rastet e kësaj sindrome në të gjithë botën.
“Hiroflema është masa e qimeve të patretura në traktin gastrointestinal pas ngrënies së tyre. Frekuenca në popullatën e përgjithshme varion nga 0,06% deri në 4%”, shpjegon kirurgu pediatrik dhe shefe e Departamentit të Kirurgjisë Pediatrike në klinikën “Agios Loukas”, Katerina Rammata.
Sipas ekspertëve, vajza 14-vjeçare, e cila tashmë është shëruar dhe po merr mbështetje psikologjike, kishte të paktën 12 vite që hante flokët.
Por gjithashtu, ajo hante edhe fije nga perdet në shtëpinë e saj si dhe pambuk nga batonetat e pastrimit të veshëve , pa u vënë re nga prindërit e saj.
Sindroma e Rapunzelit shfaqet nëntë herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe në këto raste 80% e rasteve gjenden kryesisht tek fëmijët apo adoleshentët. Emërtimi klinik i sindromës është trikofagjia dhe mund të ketë pasoja fatale për pacientin.
Si rezultat i paaftësisë së trupit të njeriut për të tretur çdo qime dhe sintetikën e tij, me kalimin e kohës qimet grumbullohen duke krijuar një masë (të njohur si Trichobezoar) e cila bllokohet brenda sistemit tretës.
Operacioni është zakonisht i nevojshëm për të hequr këtë masë pasi, mund të shkaktojë shqetësime dhe pasoja të tjera kërcënuese.
Top Channel