Në veri të Kosovës në komunat me shumicë serbe nuk ka vetëm histori protestash nga serbët që nuk pranojnë zgjedhjen e kryekomunarëve shqiptarë, e aq më pak që ata të hyjnë në zyrat e komunave për të drejtuar që aty.

Mediat serbe i kanë bërë jehonë këtë të martë dasmës së një serbi nga Leposaviqi dhe një shqiptareje nga Durrësi.

Si për ironi të fatit, çifti i ri ka kaluar përpara komunës ku shumë serbë të tjerë protestonin, për të shkuar më pas në Kishën Ortodokse në Soçanicë, aty ku edhe u betuan para njëri -tjetrit.

Mira Dreaj nga Durrësi tha se historia e tyre e dashurisë nisi gjashtë muaj më parë, kur u takuan në Durrës.

‘’Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe”- tha Mira Dreaj.

Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Më premtoi se dua t’i lind fëmijët si ortodoksë në Kosovën tënde dhe kjo më gëzoi shumë’’– tha Dejan Slavkoviç.

Mediat serbe shkruajnë se këtë deklaratë Dejan Slavkoviç e dha teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron kryetari i ri tash e 16 ditë.

Top Channel