
Qytetarët belgë janë paralajmëruar nga autoritetet të përgatiten për një valë të nxehti, me temperatura që kapërcejnë 31 gradët në Brukselin e njohur si qyteti “i vranët”.
Qytetarët belgë janë paralajmëruar nga autoritetet të përgatiten për një valë të nxehti, me temperatura që kapërcejnë 31 gradët në Brukselin e njohur si qyteti “i vranët”.
Pas një periudhe disa javore pa reshje shiu, Instituti Mbretëror Metereologjik belg tani thotë se ditët e ngrohta me shumë gjasë, do të vazhdojnë çka shton frikën e një vale të parakohshme të nxehti.
Erërat nga veriu i Francës do të shtyjnë një front të nxehtë drejt Belgjikës, duke e çuar zhivën e termometrit edhe në më shume se 32 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Kjo ka bërë që të lëshohet një alarm me kod “të verdhë”. Një nivel i tillë alarmi, edhe pse nuk tregon rrezik të madh, ndihmon në informimin e publikut te gjerë dhe marrjen e masave paraprake veçanërisht për njerëzit më të cenueshëm si të moshuarit, fëmijët dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
Temperaturat e larta dhe moti i thatë pritet të vazhdojnë të paktën edhe për një javë.
Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në Belgjikë që nga fillimi i regjistrimeve në 1833-tën është 40.2 gradë Celsius, e matur në 2019-tën në qytetin e Liege. Rekordi i mëparshëm ishte 38.8 gradë, i regjistruar në 1947-tën në Angleur.
Mungesa e ditëve me diell në pranverë bëri që vendi të përjetonte një kalim direkt në stinën e verës. Ndërkohë, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, është shtuar ndjeshëm dhe rreziku i zjarreve pyjore.
Më 30 maj, 170 hektarë pyje dhe kallamishte u shkrumbuan nga një zjarr masiv në afërsi të kufirit me Gjermaninë.
Top Channel