Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori  Rr. V., 73 vjeç, ndodhi pasditen e djeshme një Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Fier-Vlorë”, ku u raportua se 44-vjeçarja K.Gj., duke drejtuar automjetin tip “Ford” përplasi për vdekje 73-vjeçarin.

Në një reagim të dytë sot, policia sqaron se nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar shtetasi Rr. V., 73 vjeç,  automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht.

Drejtuesi M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë ra në pranga, ndërsa vijojnë hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA