Me fillimin e ri të sezonit turistik pritet të shtohen qendrat shëndetësore në jug të vendit pasi këtë vit është parashikuar të ketë një bum turistësh.
Çdo qendër shëndetësore është e pajisur për herë të parë me defibrilatorë .
Por për përmirësimin e shërbimit të urgjencave mjekësore Dr Brataj shpjegoi se do të futet edhe një model i ri ku pacienti do të asistohet në vendngjarje pa humbur kohe me transportin e tij në trafik.
Ekipet e e urgjencës do të ndjekin një kurs i cili zhvillohet në 88 vende të botës për ofrimin e ndihmës jo për traumat por për urgjenca të tjera, projekt i cili mbështetet nga Kooperacioni Italian, i cili ka bërë të mundur dhe pajisjen e qendrave shëndetësore me defibrilatorë.
Top Channel