Presidenti i Estonisë, Alar Karis, i cili ndodhet në një vizitë zyrtarë në Shqipëri, së bashku me homologun Begaj, ndoqën stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies.
Në një intervistë për Top Story, presidenti i Estonisë tha se Shqipëria ia doli mbanë sulmit të rëndë kibernetik prej të cilit ra pre një vit më parë, por duhet të jetë e përgatitur.
“Sulmi kibernetik duhet të ngrejë alarmet e sigurisë dhe të nevojës për mbrojtje. Ideja ka qenë që të sulmohet sistemi i vendit, ju tashmë ia dolët mbanë por herë tjetër mund t’ju sulmojnë sërish dhe duhet ti keni mekanizmat për tu mbrojtur. Duhen bërë ushtrime në praktikë, të identifikohen pikat e dobëta dhe të nisen në një fazë të hershme”-tha presidenti i Estonisë në Top Story.
Top Channel