Sondazhi “Angi Ricerche” dhe Top Channel pas zgjedhjeve/ Çfarë presin qytetarët e Durrësit nga Emiriana Sako

12/06/2023 23:07

Ne emisionin Top Story u shpallën rezultatet e sondazhit të Angi Ricerche” dhe Top Channel, për qasjen e qytetarëve të Durrësit pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe çfarë presin ata nga ky mandat.

Të pyetur se çfarë ndjesie apo perceptimi kanë pas rezultatit të shpallur më 14 maj me drejtuese Emiriana Sakon në krye të bashkisë, 59.2% e qytetarëve u shprehën “pozitive” dhe 40.8% “ negative.

Nga kryetarja e bashkisë, 29.% e qytetarëve presin të përmirësohet papunësia, 23% presin të përmirësohet kriminaliteti dhe siguria, 22.4% presin uljen e taksave, 20% presin përmirësim në infrastrukturën publike, 20% e qytetarëve presin të menaxhohen më mirë mbeturinat, 16% presin të përmirësohet trafiku dhe ndotja.

Të pyetur se cilat arsye mendojnë qytetarët se i dhanë fitoren kryebashkiakeve Sako, 58.1% u përgjigjën “sepse kam besim te PS”, 53.7% e tyre mendojnë se “është figurë e rëndësishme”,  42.9% mendojnë se fitoi për shkak të programit ndërsa 41.2% e qytetarëve mendojnë se ka bërë premtime konkrete dhe të besueshme.

Sa i përket arsyeve pse mendojnë se humbi kandidati Igli Cara i “Bashkë Fitojmë”, 38.7% e tyre mendojnë se bëri premtime të pabesueshme, 48.4% sepse e djathta është e ndarë, 41.2% sepse paraqiti program të dobët dhe 20.7% sepse kandidati i propozuar ishte i dobët.

Të pyetur sesi e gjykojnë punën e kryetares aktuale të qytetit të Durrësit, 59.2% prej tyre u përgjigjën “pozitive” dhe 40.8% “negative”.

Sondazhi i “Angi Ricerche” dhe Top Channel në bashkinë e Durrësit është zhvilluar nga data 22-24 maj 2023. Gjithsej, janë intervistuar 801 persona, ndërsa marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA