Platforma sociale Meta, po përballet me katër ankesa të reja nga grupet e të drejtave të njeriut në Evropë, ku pretendohet se algoritmi që përdor për të synuar përdoruesit me reklamat e punës së kompanive është diskriminues, vite pasi kompania u zotua për herë të parë të godasë këtë çështje në rajone të tjera.
Akuzat bazohen në një hulumtim nga jofitimprurës ndërkombëtar Global Witness që thotë se tregon se platforma e reklamave të Facebook shpesh synon përdoruesit me postime pune të bazuara në stereotipe historike gjinore.
Një shembull i thjeshtë tregon se reklamat e punës për pozicionet e mekanikëve, u shfaqeshin në masë të madhe përdoruesve meshkuj, ndërsa reklamat për mësuesit parashkollorë u shfaqeshin kryesisht përdoruesve femra, sipas të dhënave të Global Witness të marra nga platforma Ad Manager i Facebook-ut.
Ankesat evropiane pasqyrojnë gjithashtu një ankesë të paraqitur në Komisionin e SHBA-së për Mundësi të Barabarta për Punësim në dhjetor nga organizata e grave të kamionëve Real Women in Trucking, duke pretenduar se Facebook diskriminon në bazë të moshës dhe gjinisë kur vendos se cilët përdorues t’u shfaqin reklamat e punës.
Zëdhënësja e Meta-s, Ashley Settle tha në një deklaratë se Meta zbaton “kufizime të synimit për reklamuesit kur vendosin fushata për punësim, si dhe reklama për strehim dhe kredi, dhe ne ofrojmë transparencë në lidhje me këto reklama në Bibliotekën tonë të Reklamave”.
Meta nuk ka komentuar konkretisht për ankesat e reja të depozituara në Europë.
Top Channel