
25/02 09:55
Në ditën kur tenisti serb, Novak Djokovic, triumfoi në Roland Garros (mposhti në finale norvegjezin Ruud), duke u rikthyer numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, Rafael Nadal, rivali i tij i madh, ka rënë nga “top-100”, më konkretisht në vendin e 136-të.
Për herë të fundit tenisti nga Mallorca ishte renditur jashtë 100 më të mirëve të tenisit më shumë se 20 vjet më parë: më 14 prill 2003. Rafa në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç.
Me mungesën e Nadalit në top-100, tenisit spanjoll për meshkuj i ka mbetur shtatë përfaqësues në elitën e reketave. /Supersport
Top Channel