Presidenti turk Erdogan mirëpritet në veri të Qipros (fotot)

12/06/2023 18:27

Presidenti sapo-rizgjedhur turk Recep Tajip Erdogan është pritur sot në një ceremoni zyrtare në nga presidenti i Republikës se vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, Ersin Tatar.

Pas fitores së tij elektorale Erdogan kërkoi njohjen e Qipros se Veriut duke thënë se kjo është mënyra e vetme avancimit të ishullit.

“Nëse ka një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e negocjatave, mënyra e vetme për ta bërë është njohja e Veriut”, tha ai mes te tjerash.

Qipro vijon të jetë e ndarë që prej vitit 1974 kur forcat turke pushtuan rreth një të tretën e vendit në veri, në kundërpërgjigje të një grushti shteti që kërkonte ta bashkonte ishullin me Greqinë.

Tashmë një “Linjë e Gjelbër”, e siguruar me thasë rëre e tela me gjemba ndan ishullin mesdhetar që ndodhet rreth 100 kilometra larg brigjeve jugore turke.

Erdogan erdhi me bashkëshorten Emine me avionin presidencial, dhe disa anëtarë të qeverisë së re si ministri i jashtëm, i transporteve dhe infrastrukturës.

Erdogan pritej të diskutonte me kreun verior Ersin Tatar dhe më pas të lëshonin një deklaratë të përbashkët, teksa nesër do të vizitojë Azerbaixhanin.

Disa raunde bisedimesh në OKB nuk kanë arritur të bashkojnë jugun grek dhe veriun turk të Qipros, që njihet si shtet vetëm nga Ankaraja.

FOTO GALERI
2/3
Erdogan erdhi me bashkëshorten Emine me avionin presidencial, dhe disa anëtarë të qeverisë së re si ministri i jashtëm, i transporteve dhe infrastrukturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA