Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në brigjet e një plazhi në Texas, SHBA në një fenomen të pazakontë, teksa raportohet se mund të jetë shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në ujë.
Një operacion i gjerë pastrimi ka nisur për largimin e peshqve nga brigjet e detit, teksa pamjet nga vendngjarja tregonin masën gjigante të katastrofës.
Ngjarja në plazhin Bryan Beach ka nisur prej të premtes kur peshqit kryesisht të species Menhaden, mes të cilëve dhe disa peshkaqenë të vegjël, nisën të dilnin të ngordhur në breg në numra të mëdhenj.
Zyrtarët thanë se ngjarja është shkaktuar nga një “event i oksigjenit të ulët në ujë”, sipas departamentit të botës së egër në Texas sipas të cilëve ka ardhur nga ngrohja e ujit.
Kur peshqit kanë oksigjen të ulët ata nisin të panikosen dhe kjo redukton edhe më shumë rezervat e tyre të oksigjenit.
Dalja e peshqve të ngordhur në breg kishte vijuar deri të dielën teksa zyrtarët thonin se shumë prej peshqve kishin masë të reduktuar trupore, thuajse të kthyer në skelete.
Top Channel