12 Qershori është Dita Ndërkombëtare kundër Punës dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve.

Në Shqipëri janë rreth 50 mijë fëmijë të moshës nga 5 deri në 14 vjeç që shfrytëzohen për lypje dhe nga rrjetet kriminale.

Në kuadër të kësaj ditë që rikthehet pas 2 vjetësh pandemi, shoqëria civile organizoi një marshim që nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe përfundoi para kryeministrisë.

Sot fëmijët shqiptarë për shkak të mungesës së masave nga ana e qeverisë fëmijët shqiptarë lypin jo vetëm në Tiranë e qytetet e vendit, por rrugëve të Europës. Autoritet britanike thonë se sapo vijnë në Angli fëmijët punojnë në shtëpi bari, shpërndajnë hashash ose shfrytëzohen për lypje. Sipas Eurostat janë mbi 2100 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së gjatë 10 viteve të fundit.”– shprehet Altin Hazizaj, Shoqëria Civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA