Avioni i rrëzuar në Kolumbi/ Nëna e plagosur u tha fëmijëve ta braktisnin për të kërkuar ndihmë (fotot)

12/06/2023 16:39

Në historinë thuajse të pabesueshme të mbijetesës së katër fëmijëve nga një avion i rrëzuar në Amazonën kolumbiane, mësohet se nëna e tyre e plagosur kishte mbetur gjallë disa ditë pas rënies.

E ndjera Magdalena Mucutuy u kishte thënë fëmijëve të saj të largoheshin dhe të kërkonin ndihmë teksa vetëm ishte në ditët e fundit të jetës, sipas raportimeve nga dëshmitarët.

Duke folur sot me gazetarët, babai i fëmijëve Manuel Ranoque tha se bija e tij e madhe i kishte thënë se nëna kishte nxitur fëmijët të largoheshin për të shpëtuar veten, dhe për të kërkuar ndihmë.

Vëllezërit e motrat respektivisht 13 vjeç, nëntë, pesë dhe foshnja një vjeçare, u shpëtuan mrekullisht të premten pasi kishin mbijetuar rreth 40 ditë vetëm në xhungël, sipas raportimeve.

Ata gjenden tashmë në një spital ushtarak në kryeqytetin Bogota.

“13-vjeçarja Lesly më bëri të qartë se nëna kishte mbetur gjallë për të paktën katër ditë”, tha Ranoque për gazetarët jashtë spitalit.

“Para se të vdiste ajo u kishte thëne fëmijëve diçka të tillë: ‘Largohuni që këtu, shpëtoni veten dhe shkoni te babai”, tha ai.

Detajet janë duke u publikuar tashme për mbijetesën e fëmijëve në xhungël dhe shpëtimin e tyre të mrekullueshëm.

Punonjësi i shpëtimit Nicolás Ordóñez Gomes kujtonte momentin kur kishte pikasur i pari fëmijët e mbijetuar.

“Vajza e madhe Lesly, ishte me të voglin në krahë, ajo vrapoi drejt meje duke thënë se ishte e uritur”, tha ai për rrjetin vendas RTVC.

“Një nga dy djemtë ishte i shtrirë përtokë. Ai u ngrit më pas e më tha: ‘Mamaja ime ka vdekur'”, thotë punonjësi duke shtuar se ata kishin tentuar ta ngushëllonin e duke i thënë se i kishin dërguar familjarët e tyre.

Fëmijët ishin anëtarë të komunitetit indigjen Huitoto dhe gjyshi i tyre tha se kishin mbijetuar falë njohurive për frutat e egra të ngrënshme apo të farave.

13-vjeçarja Lesly, besohet se ka qenë kryesore në mbijetesën e fëmijëve.

Henry Guerrero, indigjeni që ishte pjesë e grupit të kërkimeve tha se fëmijët kishin ndërtuar një tendë pranë një lumi dhe Lesly u sillte ujë me një shishe të vjetër që kishte me vete. “Ata ishin shumë të uritur”, tha ai.

Avioni me të cilit ata po fluturonin kishte rënë në xhungël në jug të Kolumbisë pas një defekti të paqartësuar teknik. Grupeve iu deshën dy javë për të gjetur rrënojat dhe trupat e tre viktimave.

FOTO GALERI
2/5
Vëllezërit e motrat respektivisht 13 vjeç, nëntë, pesë dhe foshnja një vjeçare, u shpëtuan mrekullisht të premten

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA