Arrestohet britaniku që tentoi ngjitjen e qiellgërvishtësit 120-katësh pa litarë sigurie në Kore (fotot)

12/06/2023 15:50

Alpinisti aventurier 24 vjeçar George King-Thompson, kishte arritur deri në katin 73-të të ndërtesës 123-katëshe në Korenë e Jugut kur u ndalua nga autoritetet dhe u dërgua në polici.

Britaniku po tentonte të ngjitje pa litarë sigurie në qiellgërvishtësin e pestë më të lartë në botë por u detyrua të hiqte dorë prej vëmendjes së autoriteteve ndaj iniciativës së rrezikshme e te papërgjegjshme.

King-Thompson u filmua që ngjitej me pantallona të shkurtra në kullën e famshme Lotte World Tower, prej një orë para se grupe policësh e zjarrfikësish të mblidhen në tokë poshtë tij.

Alpinisti ekstrem nga Oxford, u interceptua dhe u detyrua të ngjitej në koshin transportues të dërguar nga zyrtarët, e më pas në arrest.

Policia nuk ka komentuar ende për çështjen por alpinistë të tillë të aventurës hasen shpesh në ndërtesat e famshme botërore, kryesisht të kryeqyteteve evropiane.

Vitin që kaloi 21 vjeçari Adam Lockwood xhironte veten teksa arriti majën e ndërtesës më të lartë në Londrës, Shard, 350 metra të lartë.

Ai besohet se është një nga vetëm dy që kanë arritur të bëjnë ngjitjen e lirë para se të arrestoheshin pas zbritjes në tokë, për hyrje në pronë private dhe shkaktim trazirash publike.

FOTO GALERI
2/4
King-Thompson u filmua që ngjitej me pantallona të shkurtra në kullën e famshme Lotte World Tower

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA