32.1 për qind e malazezëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në orën 14:00, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në vend.

Ndërkohë, nuk kanë munguar incidentet në disa qendra votimi. Një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit të votimit u raportua në Podgoricë, pasi u konstatuar se në listën e votuesve, gjendeshin firma të një votuesi tjetër.

Në një tjetër qendër votimi në Pogradec, shkak për konflikte u bë një fletë votimi që votuesi e palosi në anën e gabuar, duke treguar se për kë kishte votuar. Megjithatë, anëtarët e komisionit e cilësuan si të vlefshme fletën.

“Qytetarët na bëjnë me dije se selitë e partive politike kanë filluar të bëjnë telefonata me votuesit që të dalin dhe të votojnë. U bëjmë thirrje partive politike që sot të përmbahen nga çdo gjë që mund të interpretohet si presion ndaj votuesve dhe inkurajojmë qytetarët që të votojnë lirshëm”, shkruan Qendra për Tranzicionin Demokratik, që po vëzhgon procesin.

Incidente të tjera lidhen me fotografimin e fletës së votimit, përdorim i celularit nga komisionerët, ndërsa në disa QV ka mungesa të anëtarëve të komisionit të votimit.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

PSD-ja e Millo Gjukanoviç hyn për herë të parë në zgjedhje pa liderin e saj historik, i cili pas tri dekadash u tërhoq nga kryesimi i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Top Channel