4 fëmijët e e gjetur të gjallë në xhunglën e Amazonës më shumë se një muaj pasi avioni i tyre u rrëzua, mbijetuan duke ngrënë “cassava flour” (miell kasava), sipas një zyrtari të forcave speciale ushtarake kolumbiane.

Mielli i kasavës bëhet nga rrënja e një bime që thahet dhe bluhet në miell. Duke qenë kështu, ai përmban të gjitha lëndët ushqyese që do të kishte rrënja. Mielli/niseshteja e tapiokës bëhet nga e njëjta rrënjë.

Fëmijët hëngrën “tre kilogramë miell”, që përdoret zakonisht nga fiset indigjene në rajonin e Amazonës, tha zëdhënësi Pedro Arnulfo Sánchez Suarez.

“Ditë pas përplasjes, ata hëngrën pluhurin… por atyre përfundimisht u mbaroi ushqimi dhe vendosën të kërkonin një vend ku mund të qëndronin gjallë”, tha Suarez.

“Ata ishin të kequshqyer, por plotësisht të vetëdijshëm dhe të qartë kur i gjetëm,” shtoi ai.

“Origjina e tyre indigjene i lejoi ata të fitonin një imunitet të caktuar kundër sëmundjeve në xhungël dhe të kishin njohuri për vetë xhunglën – duke ditur se çfarë të hanë dhe çfarë të mos hanë – si dhe gjetja e ujit i mbajti ata gjallë – gjë që nuk do të ishte e mundur ( nëse ata) nuk ishin mësuar me atë lloj mjedisi armiqësor”, tha ai.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ndau foton përmes rrjeteve sociale duke thënë: “Një gëzim për të gjithë vendin! Katër fëmijët që humbën 40 ditë më parë në xhunglën kolumbiane u shfaqën të gjallë.”

Katër fëmijët – Lesly Jacobombaire Mucutuy 13 vjeç, Soleiny Jacobombaire Mucutuy 9 vjeç, Tien Ranoque Mucutuy 4 vjeç dhe foshnja Cristin Ranoque Mucutuy – po shërohen aktualisht në një spital në kryeqytetin kolumbian Bogota pasi u dërguan atje me ambulancë ajrore nga Forcat Ajrore Kolumbiane të shtunën, thanë zyrtarët.

Raportet mjekësore thonë se ata janë të dehidratuar dhe ende “nuk mund të hanë ushqim” – por janë mirë dhe jashtë rrezikut. “Ajo që kërkohet tani është të stabilizohet (shëndeti i tyre),” u tha ministri kolumbian i Mbrojtjes Ivan Velasquez gazetarëve që ishin mbledhur jashtë spitalit.

Nëna e fëmijëve Magdalena Mucutuy Valencia u vra në rrëzimin e avionit më 1 maj, duke i lënë ata vetëm dhe të bllokuar në xhunglën e Amazonës. Piloti i avionit Hernando Murcia Morales dhe udhëheqësi indigjen i Yarupari, Herman Mendoza Hernández u vranë gjithashtu në aksident.

Zhdukja e fëmijëve shkaktoi një operacion masiv kërkimi të udhëhequr nga ushtria që pa më shumë se njëqind trupa të forcave speciale kolumbiane dhe mbi 70 skautë indigjenë duke krehur pyllin e thellë.

Të katër u gjetën përfundimisht në një zonë të pastër nga pemët.

Ata u thanë zyrtarëve se kishin gjetur një qen – një qen kërkues belg Shepherd me emrin Wilson që i përkiste forcave speciale. Qeni ishte zhdukur më 18 maj, tha Suarez. “Fëmijët na thanë se ata kaluan tre ose katër ditë me Wilson dhe se e gjetën atë mjaft të dobët,” shtoi ai.

Shpresat për mbijetesën e fëmijëve u pakësuan me kalimin e javëve.

Të afërmit e tyre treguan se ata duruan “shumë netë pa gjumë të shqetësuar” derisa u gjetën fëmijët.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, i cili vizitoi fëmijët në spital të shtunën, festoi kthimin e tyre dhe tha se mbijetesa e tyre “do të mbahet mend në histori”.

“Ata janë fëmijë të xhunglës dhe tani janë fëmijë të Kolumbisë”, tha Petro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA