Të shtënat me armë në periferi të Stokholmit në Suedi lanë të vdekur në vend një 15-vjeçar dhe plagosën tre të tjerë, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare.
Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij sulmi, por pas një ndjeke të gjatë policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave.
Makinat e policisë menjëherë pas ngjarjes rrethuan ambientet e jashtme të qendrës tregtare në Farsta në periferinë jugore.
Mediat vendase raportojnë se Suedia ka një problem të madh me bandat kriminale dhe krimin e lidhur me të, që shpesh përfshin trafikun e drogës.
Në të kaluarën, ka pasur disa të shtëna si dhe sulme në të cilat janë përdorur eksplozivë në këtë rajon verior. Rrethinat në jug të Stokholmit i përkasin zonave ku krimi është më i përhapur.
Në raportet vendase thuhet se që nga fillimi i vitit deri në maj, ata kanë regjistruar gjithsej 144 incidente me të shtëna në Suedi, nga të cilat 52 kanë ndodhur brenda dhe rreth kryeqytetit. 18 persona u vranë, dhjetë prej tyre në Stokholm.
Top Channel