Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Gjirokastër, pasi u kap në flagrancë duke shitur doza drogërash të forta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se specialistët e narkotikës në Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë arrestuar shtetasin me iniciale F.G., banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet policore kanë gjetur edhe një sasi kokaine e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, 35 000 lekë të reja dhe 80 euro që dyshohet t’i ketë përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA