Parkimi nëntokësor në Gjirokastër, një hapësirë prej 10,000 metrash katrorë me tri kate sapo ka filluar të funksionojë me një kapacitet prej 300 vendesh.

Investimi ka qenë i shumëpritur për Gjirokastrën e cila ka jetuar vite të tëra kaotike sa i përket parkimit dhe qarkullimit në qytet. Si parkimi si bypasi në zonën e pasme të kalasë kanë çliruar trafikun në zonën historike por çmimet për parkimin e mjeteve janë të përafërta me aeroportin ose portet kryesore. Nga ana tjetër edhe këtë sezon orientimi përmes Google Maps apo platfotmave të tjera të navigimit online për rrugët vijon të jetë problematik.

Çmimet që shkojnë në 1200 lekë për parkimin 24 orësh janë vlerësuar si mjaft të larta nga bizneset e pazarit dhe sidomos nga të punësuarit në pazar. Për ata që shpenzojnë 8 orë pune në administratë apo biznese private në zonën historike tarifa ditore e parkimit shkon në 700 lekë të reja. Edhe vizitorët duket kanë një lloj befasie për çmimin.

Vizitorët shprehen: 

“Çmimi i parkimit për nivelin e jetesës në vend dhe çmimet tjera është i shtrenjtë. I shkon për shtat një vendi të Europës qëndrore. Ne do të qëndrojmë disa orë dhe do largohemi por për ata që e përdorin përditë shërbimin do thosha është i kushtueshëm”.

“Ne vijmë nga Anglia. Krahasuar me vendin tim është më lirë por padyshim është një çmim turistik. Për ne nuk është problem”.

Gjirokastra priti vjet rreth 200 mijë vizitorë dhe këtë vit ka një rritje të rezervimeve me rreth 20%. Në përfundim të punimeve rehabilituese për sheshin e Çerçizit që së bashku me parkingun ka kushtuar rreth 2,87 milionë euro pritet që të ardhurat lokale të rriten me gati 18% krahasuar me periudhën para investimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA