Mesazhi i “motorit” zikaltër: Humbje që na stimulon për diçka të madhe

11/06/2023 20:47

Tek Interi ka shumë keqardhje dhe idhërim për epilogun e finales së Championsit, e interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga zikaltrit, por e fituar nga Manchester City.

Nicolò Barella, një nga protagonistët e padiskutueshëm të sezonit të Interit, ka postuar një mesazh me nota optimizmi për tifozët në Instagram:

“Gjithmonë kam menduar se të fitosh është e barabartë me lavdinë, ndërsa humbja është e barabartë me dështimin.

Por në këto vite më keni mësuar se ka më shumë. Është krenaria dhe mbi të gjitha dashuria që na keni treguar. Është dhoma e zhveshjes e përbërë nga njerëz që kanë punuar shumë për ta rikthyer Interin aty ku e meriton.

Është djersa që, ju siguroj, e kemi derdhur gjithmonë për këtë fanellë. Është fitorja që na ka dhënë kaq shumë emocione, që do t’i mbajmë brenda vetes përgjithmonë. Kjo ishte një humbje e hidhur, e vështirë për t’u kapërdirë, por stimuluese në mënyrën e vet për të bërë diçka edhe më të madhe.

Për këtë arsye, medalja e argjendtë do të jetë aty përpara, bashkë me ato të fitoreve dhe jo e fshehur në një cep. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të mrekullueshëm! Nicolo.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA