Pep Guardiola u mbyll gojën kritikëve, pasi fiton gjithçka me Manchster Cityn dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve, që ishte shndërruar në makth.
Trajneri spanjoll nuk e fshehu lumturinë që bëhet i pari trajner që fiton Tripletën me dy ekipe të ndryshme.
“Mbyllëm një sezon perfekt, në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë Championsin, ndonëse duhet të pranojmë se 6-7 vitet e fundit kemi qënë gjithmonë shumë lart”, tha spanjolli.
E teksa analizon lojën e kundërshtarëve, Guardiola nuk i kursen komplimentat për zikaltrit dhe ka një mesazh për Inzaghin.
“Ishte shumë e vështirë ndaj Interit, pasi Onana e dinte gjithmonë ku e ka lojtarin e lirë. Barella dhe Calhanoglu xhirojnë ekipin, ndërsa sulmuesit bënin shumë morë spondën. Pa Onanën do të ishte më e lehtë, pasi vuajtëm shumë dhe ashtu siç fituam, mund të kishim humbur. Inzaghi do të rikthehet sërish në finale, nësë punon kështu. Jam i sigurt”, tha Pep.
Top Channel