Elbasani ka çelur sezonin turistik me promovimin e perlës së natyrës së Funarit.
Edhe pse nuk ka det, Elbasani synon tërheqjen e vizitorëve me fshatrat turistike si Funari, Gjinari, Tregani, etj.
Edhe pse për të shijuar mrekullinë e liqeneve dhe natyrës mes pishave në Funar është pak e vështirë për shkak të infrastrukturës, vizitorët nuk kanë munguar.
Bashkia e Elbasanit synon që ta kthejë Funarin në destinacionin kryesor të sporteve të natyrës në Shqipërinë e mesme. Por ndërsa duket se aktivitetet kanë filluar, sfidë mbetet infrastruktura rrugore.
Me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian tashmë në Funar është ndërtuar dhe vënë me funksion infopoint dhe pista për adhuruesit e hedhjeve me parashutë. Ndërkohë për vizitoret janë ofruar edhe aktivitete të tjera si kanoe, hipizëm, etj.
Top Channel