Fermerët kërkojnë punëtorë/ Prodhuesit e luleshtrydheve ankohen edhe për çmimet e shumicës

11/06/2023 19:34

Nesti Troka, 8 vite më parë nisi të kultivojë 5 dynym me luleshtrydhe, ndërsa sot e ka trefishuar sipërfaqen e të mbjellave.

Ai thotë se kërkesat për luleshtrydhen e Frakullit kërkesat janë të mëdha, por është fuqia punëtore ajo që e ndalon të mbjellë më tepër.

“Kemi problem fuqinë punëtore. Për momentin po përballojmë kërkesat që kemi. Nëse do të sigurohet fuqia punëtore atëherë do të shtojë dhe sipërfaqen”, shprehet Troka.

Luleshtrydhja e vendit tonë, tashmë nuk po blihet vetëm për konsum të përditshëm por edhe për industrinë ushqimore.

“Kemi eksportuar në Kosovë, Mal fe Zi, Serbi dhe Poloni. Prodhimi është shitur ddhe për konsum të brendshëm edhe për eksport. Tani po shesim edhe për reçel”, thotë fermeri.

Fermerët thonë se përballë kësaj kërkese të lartë, problemi i vetëm për ta mbesin grosistët të cilët kërkojnë që këtë produkt ta blejnë për pak para tek fermerët për ta shitur më pas shtrenjtë për konsumatorin vendas dhe atë të rajonit.

“Prodhimi ka ecur dhe kërkesë ka pasur, por çmimet nuk kanë qenë në favorin tonë”, tregon ai.

Me 500 lekë te vjetra kilogramin po e shesim. Nuk na intereson ky çmimi pasi kemi plehrat, pesticidet, herbicidet, naftën, nuk ke leverdi. Ne sot punojmë për tregtarët e mëdhenj”, thotë një tjetër fermer.

Prodhimi në Frakull për 2023 ka qenë i mbarë, duket se edhe kushtet klimaterike kanë qenë në favor të njerëzve që duan tokën, pasi kësaj herë reshjet e shiut ka rënë aq sa për ushqyer token dhe për të përmbytur të mbjellat sikurse ndodhi vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA