Dhunë në familje e prerje pemësh në zonë të mbrojtur, 3 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Fier! Një në kërkim

11/06/2023 09:48
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale në Fier.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Divjakë arrestuan shtetasin A. Gj., 31 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Gj., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke prerë dru pishe në zonën e mbrojtur të pyllit të Divjakës.

Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë nga Divjaka dhe Driza e Fierit për ushtrim dhune në familje.

Të arrestuar janë një 32-vjeçar me inicialet E.B., banues në Shën e Premte, pasi dyshohet se dhunoi të ëmën. Si dhe një 33-vjeçar me inicialet A.K., banues në Drizë, pasi dyshohet se dhunoi bashkëshorten dhe theu xhamat e banesës së vjehrrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA