Qeveria ka vendosur disa detyrime të reja për bashkitë. Ndryshimet ligjore që u miratuan në seancën e fundit parlamentare sjellin një formulë të re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Sipas ligjit të ri tashmë përllogaritja e borxheve të bashkive nuk do të bëhet më mbi shpenzimet e planifikuara, por mbi ato faktike. Ndërkohë një tjetër ndryshim me ligjin e ri është fakti se jo më pak se 30% e fondeve që mbeten nga shpenzimet e parealizuara, tashmë do duhet të përdoren për të shlyer detyrimet e prapambetura.
Detyrimet e prapambetura janë kthyer në një gangrenë për sistemin financiar të vendit, ndërsa borxhet ndaj OSHEE krijuar kryesisht nga ujësjellësit janë ato që kanë krijaur gropat më të mëdha financiare tek bashkitë.
Totali i detyrimeve të prapambetura ai ka ardhur me ulje nga 2016, ku qëndronin në nivelin e 12.9 miliard lekëve, ndërsa në fund të 2022-it u raportua në 5.9 miliard lekë. Gjysma e këtyre detyrimeve është krijuar ndaj palëve të treta për projektet e investimeve publike. (2.9 miliard lekë) Pjesa tjetër e detyrimeve i përket shërbimeve të papaguara, vendimeve gjyqësore dhe faturat e papaguara të energjisë ndaj OSHEE.
Ndërkohë për shkak të detyrimeve 10 nga 61 bashki të vendit ndodhen ën situatën e vështirësisë financiare, me detyrimet që kaluan 25% të shpenzimeve të tyre të planifikuara.
Top Channel