Tre aksidente këtë të shtunë/ Ndërron jetë 59-vjeçari në Gjirokastër! “Benz”-i përplas motorin, plagoset efektivi në Fier 

10/06/2023 22:01

Tre aksidente kanë ndodhur këtë të shtunë në vendin tonë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Aksidenti me vdekje ndodhi në fshatin Karjan të Gjirokastrës rreth orës 20:20, ku viktima me iniciale K. S., duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

 “Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës”, sipas policisë.

Në një aksident tjetër, një 25-vjeçar mbeti i plagosur, pasi motori tip “Dayang” me të cilin po udhëtonte u përlas nga një makinë tip “Benz” në unazën e Bilishtit.

I plagosuri me iniciale R. K. ndodhet në spitalin e Korçës, kurse shoferi 29-vjeçar është shoqëruar në polici.

“Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

Gjatë mesditës së kësaj të shtune në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier një motor policie është përplasur me një furgon, e si pasojë është lënduar efektivi. Drejtuesi i motorit është shoqëruar nga autoambulanca për në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA