Qindra persona LGBTI+ kanë marrë pjesë sot në paradën e krenarisë në Prishtinë me moton “T’du qashtu qysh je”.

Aty u panë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Blert Morina nga organizata CEL njoftoi se ata po bëjnë ecjen tradicionale të “Javës së Krenarisë”, dhe më pas do të kenë edhe një koncert, ku po përformojnë këngëtarë dhe dj të ndryshëm.

“Mendoj që më shumë se kurrë diversiteti në Kosovë është duke u përqafuar, më shumë se kurrë persona LGBTI, janë duke dal hapur dhe duke iu bashkëngjit paradës. Definitivisht më shumë se kurrë jemi duke lidhur me të drejtat e personave LGBTI”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se beson në të drejtat e njeriut dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe se secili duhet të ketë të garantuar të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin.

Kurti deklaroi se shteti dhe shoqëria duhet të mësojë për komunitetin LGBTIQI+. Ai theksoi se duhen pranuar e respektuar njerëzit ashtu siç janë.

Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTIQ+, synon të ngrejë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTIQ+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTIQ+ në Kosovë.

Top Channel