Taksisti tmerrohet nga numri i zerove kur banka i transferon gabimisht $25 milionë (fotot)

10/06/2023 15:52

58 vjeçari Antônio Pereira do Nascimento, nga Palmas, në Brazilin qendror, thotë se u hutua kur pa shumën dhe vriste mendjen nga vinin paratë pasi ai nuk luante as llotari.

Taksixhiu u frikësua nga numri i zerove kur banka i dërgoi gabimisht 131 milionë real (rreth $25 milionë) kur ai mbante mend vetëm $40 në llogarinë e tij.

Antônio, i cili punon si shofer turistësh, nuk ka një rrogë fikse dhe është i martuar me katër fëmijë, por ka gjithashtu 14 nipër e mbesa, shkruan rrjeti vendas Banda B.

“U shfaqën aq shumë zero sa u tmerrova, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, ndoshta vetëm nëse luaj në llotarinë kombëtare por unë nuk luaj fare”, tha burri i habitur”.

Paratë rezultuan të shkonin gabimisht në llogarinë e tij pas një gabimi mes dy bankave.

“Shkova në shtëpi dhe i thashë gruas: “Jemi të pasur! Por menjëherë gruaja më tha se ato duhen kthyer. Shkova në bankë, nënshkrova letrat dhe në darkë paratë ishin hequr nga llogaria”.

“Nuk mendoja t’i mbaja paratë, nuk jam një personi lig. Unë jam i ndershëm dhe e di atë që është e imja”.

Ligjërisht shuma e parave edhe nëse derdhet aksidentalisht në llogarinë tënde, duhet të kthehet dhe riparuar, sipas ligjeve të shteteve.

Ata që e mbajnë dënohen për përvetësim të kreditimit të gabuar, sipas terminologjisë britanike dhe shumices se vendeve boterore.

FOTO GALERI
1/4
58 vjeçari Antônio Pereira do Nascimento, nga Palmas, në Brazilin qendror, thotë se u hutua kur pa shumën dhe vriste mendjen nga vinin paratë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA