Pesë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një fabrikë në kryeqytetin turk, Ankara.
Fillimisht një zjarr dhe më pas një shpërthim ndodhi në një fabrikë të raketave dhe eksplozivëve të Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE), në rrethin Elmadag të Ankarasë.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se nga shpërthimi mbetën të vdekur pesë punëtorë, raporton t24.
Gjithashtu është raportuar se në lidhje me këtë tragjedi ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.
Fabrika funksionon për të plotësuar nevojat për raketa dhe lëndë plasëse të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Ministrisë së Brendshme.
Në fabrikë kryhen gjithashtu teste shpërthimi, nxehtësie dhe qitjeje dinamike të karburantit të raketave dhe barutit.
Top Channel